Gruaja e Dritan Dajtit takon në burg të vëllain
12/09/2009 Takimi tek 313 ka zgjatur 30 minuta, ku ishte edhe avokati. I arrestuari firmos prokurën
TIRANE- Pas takimit që ka kryer në ambientet e spitalit të burgut me bashkëshortin e saj Dritan Dajti, Dorela ka zhvilluar dje në burgun 313, një takim me vëllain e saj Ergest Xhoxhin, i cili ashtu si kunati i tij që prej ditës së arrestimit nuk ka kryer asnjë takim me të afërmit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë dikasterit të burgjeve, të cilat thanë se në orët e paradites së djeshme, Dorela Dajti është paraqitur në dhomat e paraburgimit “Jordan Misja”, ku ka zhvilluar një takim kokë më kokë më vëllain e saj Ergest Xhoxhi. Burimet e burgut pohuan se takimi midis vëllait dhe motrës ka zgjatur rreth 30 minuta, ku brenda kësaj kohe Dorela Dajti i ka dërguar disa çanta me veshmbathje dhe ushqime. Ndërkohë që me Ergest Xhoxhin, takim ka kryer edhe avokati i tij, Arben Qeleshi. Sipas burimeve, ky i fundit i ka paraqitur disa prokura klientit të tij, në mënyrë që ai t’i firmoste. Gjithashtu Dorela Dajti, dje ka tentuar t’i çojë ushqime dhe veshmbathje bashkëshortit të saj, 38-vjeçarit Dritan Dajti, por autoritetet e spitalit të burgut nuk kanë lejuar futjen e tyre në ambientet ku mbahet i izoluar vrasësi i katër inspektorëve të Policisë së Shtetit. Takimet që Dorela Dajti, kreu me bashkëshortin dhe vëllain e saj, u refuzuan disa herë nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët pretendonin se pa dhënë deklarime për mënyrën e ekzekutimit të policëve dhe lidhjet e tij me botën e krimit, 38-vjeçari nuk do të lejohet të takojë të afërmit. Mirëpo për këtë problem, familjarët e super të kërkuarit Dritan Dajti, janë ankuar në institucionin e Avokatit të Popullit, i cili pasi ka studiuar me imtësi çështjen, u ka bërë me dije Drejtorisë së Burgjeve dhe Prokurorisë se në këtë rast ato po shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe për pasojë duhet që menjëherë të lejonin kryerjen e takimeve midis familjarëve dhe dy të arrestuarve.