Europol: Ekstremistët e djathtë, rritje alarmante në BE
Rritje alarmante e ekstremizmit të djathtë vërehet në vendet anëtare të BE, si dhe në Greqi.
Ky është konkluzioni i Europol-it në një raport të vitit 2013, ndërsa të njëjtat të dhëna japin edhe dokumentet sekrete të Policisë greke. Aty theksohet një rritje shqetësuese e grupeve të djathta në vendet e BE dhe shpërthimet e përsëritura të dhunës brutale ndaj emigrantëve.
Sipas gazetës "Kathimerini e së dielës", Zyra e Policisë Evropiane, vëren intensifikimin e islamofobisë dhe përpjekje për të krijuar një front të vetëm anti-islamik brenda BE.
Gjithashtu theksohet aksesi që elementët ekstremistë apo terroristë të së djthtës ekstreme kanë në armë dhe eksplozivë.
Sipas këtij raporti, shumë qytetarë janë të pushtuar nga ndjenja e frikës, pasi kërcënohen nga prania në rritje e të huajve në vendet e tyre.
Nga ana tjetër, në një dokument konfidencial të Sigurimit të Shtetit, sipas gazetës "Kathimerini", nënvizohet nevoja për rivlerësim të kërkesave të sigurisë, sipas të dhënave të reja për të adresuar ekstremin e djathtë në Greqi.