E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e drejtorit të SHIU-t, ortake me tregtarë armësh

Share

Ka dashur me shumë marifet të kamuflojë faktin se po merret edhe me tregtinë e armëve, por gjithë skema e menduar nga Drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla, (në foto) duket se është dekonspiruar nëpërmjet dokumenteve zyrtare.

Edhe pas shumë rasteve të denoncuara për skandalin e tregtisë së armëve, konflikti i interesit vazhdon pa asnjë problem në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazeta Shqiptarja.com zbulon sot se në duke shkelur ligjin për konfliktin e interesit, bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar, Liljana Zyla, është regjistruar në QKR me një kompani energjetike dhe ka të njëjtat zyra me dy firma të krijuara në të njëjtën ditë për import-eksportin e materialeve luftarake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›