Mu duk si dhelpër, ndaj e vrava
Share
Një 46 vjeçar është ekzekutuar sot në mëngjes në komunën Cakran të rrethit të Fierit. Mendohet se viktima, Gramoz Memaj, është qëlluar me breshëri, ndërsa ishte pranë banesës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit. Policia ka arrestuar autorin e këtij krimi, Besim Fejzaj, 50 vjeç. Ai ka pranuar vrasjen, por ka thënë se ishe aksidentale. Fejzaj tha se qëlloi mbi Memajn pasi viktima iu duk si dhelpër.
Megjithatë do jenë hetimet që do hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.