E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e liderit komunistë kinezë hetohet për vrasjen e një britaniku

Bashkëshortja e Bo Xilai, ish- liderit komunist kinezë, po hetohet për vrasjen e Neil Heywood, një biznesmeni britanikë që u gjet i vdekur nëntorin e kaluar, në dhomën e një hoteli, në Chongqing. Lajmi është publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, e cila ka saktësuar se gruaja akuzohet për “vrasje me dashje”.

Bo Xilai ishte një nga politikanët kryesorë të Kinës dhe Partisë Komuniste, por një muaj më parë u shkarkuar nga kreu i partisë për qytetin e Chongqing. Është lajmëruar gjithashtu edhe pezullimi i tij nga byroja e partisë, me motivacionin “thyerje disiplinore”.

Ndërkaq agjencia Xinhua ka thënë se sipas hetimeve, bashkëshortja e shokut Bo Xilai dhe djali i tyre, kishin marrëdhënie të mira me Heywood. Por kohët e fundit kishin pasur përplasje të natyrës ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›