E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos kërkon huazimin e Robinhos

Santos, në prag të festimit të 100 vjetorit të themelimit, ka ëndrra të mëdha. Klubi në të cilin më parë kishte luajtur legjenda Pele dhe që tash e ka në shtëpi talentin Neymar, synon ta huazojë numrin 70 të Milanit, Robinho.

Siç njofton UOL Esporte, drejtuesit e klubit Paulista mendojnë ta marrin hua ‘Binhon’ për sezonin e ardhshëm me një ofertë të kontratës prej 600 mijë eurosh në muaj, karshi 400 mijë sa i merr sot sulmuesi brazilian te Rossonerët.

Por, babai e njëkohësisht menaxheri i lojtarit, Gilvan de Souza ka bërë të ditur se ish futbollisti i Real Madridit dhe i Manchester Cityt do të mbetet në Milano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›