E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e policit të vrarë: Kisha marrëdhënie me kolegun e burrit

TIRANË- Zbardhet skema e vrasjes së policit, Bashkim Memia, i cili u ekzekutua nga kolegu i tij, Genc Domi.

Motivi i vrasjes është tradhtia e viktimës me gruan e mikut të tij Domi. Në dosjen e prokurorisë janë zbardhur momentet e vrasjes së ndodhur në mes të ditës dhe para syve të dhjetëra banorëve të Kombinatit.

Polici Genc Domi nuk e ka kapërdirë dot faktin, kur kolegu i tij, Memia në zënkë e sipër, i ka kujtuar marrëdhënien intime që kishte prej vitesh me gruan e tij. I acaruar nga ky fakt, Domi ka nxjerrë nga brezi pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të policit Memia.

Gjykata vendosi ta kyçë në qeli, policin Domi pasi nga të gjitha provat, krijoi bindjen se ishte i dyshuar kryesor për ngjarjen.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›