E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iron Maiden, prezantojnë albumin e tyre "live"

SHBA- Rokerët legjendarë të “Iron Maiden” do të lançojnë një album nga turneu i tyre botëror “The Final Frontier”, i titulluar “En Vivo!”.

Albumi është xhiruar në Santiago të Kilit në prill të vitit që lamë pas, ndërsa basisti Steve Harris, ka shpjeguar se ata e kanë zgjedhur pikërisht atë koncert për të treguar pasionin e fansave të tyre amerikano-jugorë.

“Pas shumë konsultimeve, e zgjodhëm koncertin e Santiagos, sepse menduam se ishte një nga performancat tona më të mira në gjithë turneun”,-ka thënë Harris.

“Iron Maiden” përbën një nga përfaqësuesit më të famshëm të muzikës “heavy metal” dhe veçanërisht të “New Wave Of British Heavy Metal”, me një karrierë më shumë se 25-vjeçare. Shitjet e grupit anglez arrijnë në 85 milionë kopje e ndoshta edhe më shumë, megjithëse kurrë nuk kishte mbështetje nga radio, televizioni ose shtypi muzikor.
(el.me/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›