E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newsweek kunder Obames Largohu

Më pak se 80 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përjavshmja Njusuik, me tendencë liberale që kur ishte pjesë e grupit Uashington Post, në numrin e kësaj jave, i ka kërkuar presidentit Barak Obama që të largohet nga skena pasi nuk ka respektuar premtimet e bëra në vitin 2008. Revista në ktë mënyrë i bën thirrje votuesve që të zgjedhin kandidatin republikaqn Mit Romni. Në kopertinë titulli ëshët mëse i qartë “Largohu nga skena Barak. Sepse kemi nevojë për nëj president të ri. Artikulli mban firmën e një kritiku esktrem, skocezit Nial Ferguson, i diplomuar për ekonomi në Hauard, i cili sqaron në artikul se nuk ka qenë këshilltar i republikanit Xhon Mekein në 2008-ën, por që kësaj here admiron kandidatin për zëvendës president, republikanin Paul Rajan dhe se e konsideron Romnin jo kandidatin idelal, por zgjedhjen më të mirë të mundshme të republikanëve. Ferguson këmbëngul se Obama nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që bëri katër vjet më parë. Në fjalën e tij të 20 janarit 2009 kur u ul në postin e presidentit, kujton Ferguson, obama premtoi jo vetëm të krijonte vende të reja pune por dhe të hidhte baza për një rritje të re ekonomike. Por gjërat nuk kanë shkuar në këtë mënyrë. Papunësia në vitin 2012, sipas parashikimeve të presidentit duhet të ishte 6 për qind por mesatarisht është 8.2 për qind, thekson autori i shkrimit. Ferguson pohon se Obama është përballur me vite të vështira dhe i është dashur të menaxhojë kriza që janë inskenuar nga të tjerët, por kujton ai, edhe në fushën e reformimit ët sistemit financiar, teprimet e Uoll Strit që kanë gjunëzuar Mein Strit, nuk është bërë asgjë konkrete. ‘Kanë kaluar 5 vjet nga fillimi I krizës por problemet qendrore, përqendrimi I tepruar financiar në bankat të cilat ishin shumë të mëdha për të falimentuar, nuk janë probleme që janë menaxhuar si duhet. Duke kaluar në politikën e jashtme, ku njerëzit I kishin besuar verbërisht Obamës, të cilit iu dha dhe cmimi Nobel për Paqe, një gjes I nxituar ky sipas Ferguson pas 10 muajsh qëndrimi në Shtëpinë e Bardhë, historiani skocez e akuzon Obamën se ka tradhtuar besimin e njerëzve. Në mënyrë të vecantë ai e akuzon për një reagim të vonuar dhe të munguar madje ndaj pranverës arabe dhe jo vetëm, në Lindjen e Mesme. Ferguson e mbyll analizën e tij duke I kërkuar votuesve që në 6 nëntor të zgjedhin nëse do lejojnë Obamën të vazhdojë apo do të zgjedhin ndryshimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›