E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Leka II, jo kandidat per deputet"

Oborri Mbreteror Shqiptar shpreh vleresimin e tij per miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te Kodit te ri Zgjedhor. "Ka qene e nevojshme nga hera, qe te gjendeshin mjetet ligjore per garantimin e votes se shqiptareve, menjanimin e fenomenit te Dushkut dhe qe partite politike te masnin mbeshtetjen qe kane ne popull, duke provuar keshtu fuqine e tyre te vertete. Gjejme rastin te pershendesim deputetet e te dy kraheve politike dhe drejtuesit e tyre per mirekuptimin e arritur ne miratimin e ketij ligji te rendesishem dhe te veme ne dukje se partite me te medha ne vend kane edhe pergjegjesine me te madhe per drejtimin e vendit", thuhet ne njoftimin e Oborrit Mbreteror. Ai ka uruar qe fryma e bashkepunimit politik qe u pa me hartimin e kodit zgjedhor dhe disa ligjeve te tjera, te vazhdoje edhe me gjate ne dobi te Shqiperise dhe kombit shqiptar. "Ne lidhje me lajmin e publikuar ne disa media se Princ Leka II ne zgjedhjet e ardhshme do te hyje ne gare per te qene deputet i Kuvendit te Shqiperise, Oborri Mbreteror Shqiptar eshte i autorizuar te deklaroje se lajmi eshte i pavertete. Lartesia e tij Princ Leka II do te vazhdoje t'i qendroje besnik statusit te tij si trashegimtar i Familjes Mbreterore, status qe nuk e pengon Ate, qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ai te shprehe simpatine e Tij dhe te jape mbeshtetjen me te madhe per partine "Levizja e Legalitetit", si partia me e afert me Ne, e qe ne zgjedhjet e vitit 2005 u demtua ne menyre te pa merituar per shkak te krijimit te LZHK", thuhet ne njoftim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›