E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali, gati faza e trete e rehabilitimit

Gati nderhyrjet rehabilituese ne spitalin e Shkodres. Presidenti i Republikes Bamir Topi, ka firmosur fillimin e punimeve per fazen e 3 te rehabilitimit te spitalit rajonal te Shkodres. Drejtori i ketij institucioni Namik Kamberi, ka deklaruar se me perfundimin e punimeve gjate fazes se 3-te, problemet qe lidhen me shendetesine do te perfundojne per qytetin e Shkodres. Kamberi ka theksuar se kjo faze parashikon perfshirjen e te gjitha sherbimeve mjekesore brenda territorit te spitali. Procesi per zbatimin e kesaj faze sipas drejtorit Kamberi, do te nisin ne Maj te vitit 2009.

Pas perfundimit te fazes se 3 shume paciente nga veriu, te mos i drejtohen me kryeqytetit per te marre sherbimet e nevojshme. Rehabilitimi i spitalit verior po behet nepermjet ndihmes se projektit puliez, Interreg 3 i cili synon rritje te cilesise se sherbimit duke ofruar kushte bashkekohore te sherbimit ndaj pacienteve. Kostoja e pergjithshme e parashikuar nga projekti italian Interreg 3 eshte 10.5 milione euro, e financuar nga Banka Boterore. Punimet e fazes se trete pritet te perfundojne ne dhjetor te 2010-te.

R. Llazari


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›