"LSI-PS, lufte bajonetash"
Shkrimtari i madh, Dritero Agolli, ndonese nuk eshte me pjese aktive e strukturave te PS-se, ku dikur ka qene deputet, shprehet pesimist per fitoren e se majtes, ne rast se brenda saj vazhdojne perplasjet. "Vetem, eshte veshtire qe te fitoje nje force politike. Edhe PD qe eshte nje parti e madhe dhe ne pushtet, e ka pare te arsyeshme te bashkohet me aleatet e saj. Nese nuk bashkohet atehere nuk fiton dot", deklaroi Agolli. Per te cilin eshte e veshtire qe nje opozite e percare, sic eshte tani, te fitoje zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem. Agolli e krahason kete situate, ne te cilen ndodhet opozita prej nje viti dhe me konkretisht perplasjet mes LSI dhe PS-se, me nje lufte bajonetash, e cila, sipas tij, i nxjerr te humbura te dyja keto forca dhe tashme mes tyre nevojitet armepushimi. Nuk eshte hera e pare qe Agolli, ben nje thirrje te tille ne drejtim te dy forcave politike, i shqetesuar per rendimin e konfliktit Meta-Rama.