E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja tenton vetëvrasjen, pranga burrit

Vlorë-Një 36-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi akzuohet si shkaktar i tentativës vetëvrasëse të gruas. Ai e kishte keqtrajtuar gruan sistematikisht, derisa gjendja në familje, ka precipituar në vetëvrasje. Sipas policisë, një 38-vjecare me banim në zonën pranë ish-fabrikës së çimentos, është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Mjekët konstatuan se ajo kishte një plagë të thellë thike në pjesën e barkut, çka ka dëmtuar edhe organet e saj. Edhe ardhja e gruas ka stepur bluzat e bardha. Mësohet të ketë qenë një fqinj që e ka lënë pranë tyre e ka ikur menjëherë, pa dhënë më tepër shpjegime. Ka qenë vetë gruaja që ka dhënë shpjegime më pas se ka marrë thikën për të shkaktuar vetëvrasjen. Nëna e tre fëmijëve ka shpjeguar se shkak ka qenë konflikti me bashkëshortin e saj. Siç bën me dije policia, 36 vjeçari e ka keqtrajtuar gruan sistematikisht e në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar të tentojë të vrasë veten me thikë duke shkaktuar plagë të rënda. Duke vlerësuar situatën dhe pyetjen e të njohurve të tjerë, policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale te shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas burimeve te policisë, gjatë deponimeve të tij, burri ka shfaqur shenja të një shëndeti jo të qëndrueshëm mendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›