E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri në lokal, goditet me sëpatë 21-vjeçari

Korçë- Dy vëllezër kanë goditur me sëpatë një të ri, duke e lënë në gjendje të rëndë për jetën. Një grindje banale në një lokal të fshatit Sovjan ka shkaktuar për pak tragjedinë ndaj 21-vjeçarit Marsel Dautllari, i cili është grindur me vëllezërit Malo për motive banale.

Sipas policisë, Vait dhe Agim Malo kanë qenë duke pirë në një lokal, teksa në të njëjtin ambient ndodhej dhe 21-vjeçari i cili është ngacmuar nga vëllezërit më të rritur se ai. Mësohet se fyerjet e momentit që nuk kanë pasur ndonjë motiv të fortë ndonëse janë shoqëruar me fyerje, ndërsa vëllezërit kanë qenë edhe në gjendje të dehur.

I riu në fakt mësohet të ketë qenë në një tavolinë tjetër, ndërsa ende nuk është sqaruar arsyeja se pse janë hedhur batutat e para në adresë të të dëmtuarit. Vëllezërit Malo janë larguar nga lokali për tu kthyer sërish me një sëpatë dhe një thikë.

Ata kanë nisur të godasin 21-vjeçarin duke i shkaktuar atij plagë të shumta. Policia mbërriti pasi u njoftua nga banorët e fshatit, ndërkohë që i dëmtuari u transportua për në spitalin rajonal. Sipas burimeve zyrtare, Marsel Dautllari ndodhet në koma dhe situata e tij shëndetësore është mjaft e rrezikuar për momentin. Policia e Korçës ka arrestuar dy vëllezërit Malo, të cilët janë kapur teksa po tentonin të iknin nga fshati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›