E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ç'po ndodh me kunderën

Pierre Lepape*

Të ngjan sikur po lexon një kapitull të ri të Shakasë. Në këtë roman të Milan Kunderës, botuar në Pragë më 1967, disa muaj përpara pushtimit të tankeve sovjetike, një student komunist përjashtohet nga partia dhe universiteti dhe dërgohet për gjashtë vjet në minierë, për shkak të një shakaje, të disa fjalëve për të qeshur të shkruara në një kartolinë. Jeta e tij është shkatërruar. Sot, shakaja ka marrë formën e turpshme të një raporti policie; qëllimi i kërkuar mbetet i njëjtë: të shkatërrojë.

Ka shumë njerëz që ëndërrojnë ta shkatërrojnë Kunderën në republikën çeke; ka shumë gjëra që nuk ia falin, duke filluar që nga reputacioni i tij ndërkombëtar. Të jesh shkrimtari më i shquar çek i gjallë, të jesh i vendosur në Francë që prej pothuaj një çerek shekulli dhe të shkruash që këtej e tutje librat në gjuhën e vendit që të ka adoptuar, është e padurueshme. Njëlloj siç është e padurueshme që Kundera, shumë kohë përpara rënies së perandorisë sovjetike, nuk pranoi të ngjishte uniformën e disidentit që donin t’ia rrasnin trupit, për t’ia përdorur veprën për qëllime politike dhe propagande. Ai më kot shpallte se përpjekja e tij prej shkrimtari, si ajo e të gjithë artistëve të vërtetë, nuk mund të reduktohej vetëm në aspektin politik të ekzistencës njerëzore, askush nuk i vinte veshin. Gjersa më në fund vendosi të heshtte, duke lënë vetëm librat e tij të flisnin.

Porse kjo heshtje këmbëngulëse, me mund e fituar ndaj zhurmës mediatike, nuk ia rregulloi gjërat. Një shkrimtar që s’kërkon tjeter publik veç lexuesve të tij, rrëfen një mendjemadhësi që s’është larg përçmimit. Vetëm nëse ka ndonjë të fshehtë të rëndë për të mbuluar. Nuk u erdhi vlerëmohuesve të tij ideja që mjaftonte vetëm ta lexoje.

Kundera nuk kishte qenë një komunist i mirë dhe nuk kish për të qenë as edhe një antikomunist i mirë që do t’u këndonte meritave të modelit amerikan që zëvendësoi atë sovjetik në Pragë. Shumë intelektualë të brezit të tij ndajnë me të të njejtën ndjenjë, por ata janë lënë mënjanë nga shoqëria e re, njëlloj siç u përzunë nga Universieti dhe nga mjediset botuese pas fundit të pranverës së pragës. Të parifitueshëm në luftën e së mirës kundër së keqes.

Sot, me « Çështjen Kundera », një hap suplementar është hedhur në këtë procesin e fshirjes dhe të rishkrimit. Nuk bëhet fjalë për të njohur të vërtetën, por për ta bërë atë të palexueshme në jetë të jetëve. Kishte dy mënyra për ta bërë. E para, tashma gjerësisht e përdorur kur një vend ndihet keq me historinë e tij, të kaluar dhe të tashme, konsiston në vënien e kapakut mbi gjithçka, në kthimin heshturazi të faqes, në kultivimin e amnezisë. E dyta, më efikase, konsiston në rrëfimin e historisë sikur zbraz një kazan plehërash. Me fakte të provuara dhe dokrra, me dëshmi të verifikuara dhe coha gënjeshtrash, me dokumente autentike dhe informacione të manipuluara nga hafije dhe spiunë. Kur e bënë të padallaueshme ndarjen e së vërtetës nga e rrema, një përfundim bëhet i domosdoshëm, të cilin, në fund të fundit, e ka formuluar shkrimtari Vaclav Havel që u bë president : «Kemi qenë të gjithë xhelatë, kemi qenë të gjithë viktima». Gjithkush ka qenë spiuni i fqinjit, pikë mbaroi.

Porse, kohë pas kohe, i duhet dhënë një dorë llustër kësaj loje mizore të spiunimit të spiunëve. Një kardinal këtu, një drejtues sindikate atje, një shkrimtar diku tjetër, makina kërkon emra të famshëm: gra dhe burra, prania e të cilëve në listat e hafijve dhe spiunëve sjell provën e shkëlquer se poshtërsia nuk kursente njeri. Milan Kundera është viktima e fundit në radhë e kësaj sëmundjeje të kujtesës. Dhe nuk është as e nevojshme të pyesim për metodat e këtyre historianëve të çuditshëm skandalesh që i gjejnë burimet e tyre nga favori i një policie për të cilën na kanë rrëfyer, veç të tjerash, se sa e aftë ka qenë për të fabrikuar skenarë manipulimesh nga më të sofistikuarit.

Duhet thënë se nxitësit e «Skandalit Kundera», kushdo qofshin, e përllogaritën mirë goditjen, në momentin e hapjes së panairit ndërkombëtar të librit në Frankfurt, takimit të botuesve nga e gjithë bota. Nuk mund të kishte moment më të përshtatshëm për punë vrasjesh. Ca më tepër që Kundera, pesëdhjetë e tetë vjet më pas, nuk kishte armë tjetër për deklaratat e akuzuesve të tij, veç përgënjeshtrimit.

Në fakt duhej qeshur, njëlloj si Kundera në romanet e tij që di të bashkojë tragjeditë e ekzistencës me ironinë dhe groteskun. Por ironia e historisë është shpesh më e hidhur se e vërteta e librave.

*Autori është kritik i njohur i Letrave ( Botuar në Le Monde)

Yasmina Reza*

Nuk i falet kollaj një njeriu fakti që është i madh dhe i shquar. Dhe ca më pak akoma atij që i ka tërë këto cilësi dhe është i heshtur. Në perandorinë e zhurmës, heshtja është ofendim. Kush nuk i bindet shfaqjes, çfarëdolloj forme të kontributit publik jashtë vepërës së tij është një figurë bezdisëse dhe një nishan i mirë. Milan Kundera është shprehur gjerësishtë në veprën e tij. Ai ka folur për veten,për jetën e tij, në pjesë të ndara, duke jetuar në personazhët e krijuar ( “egot eksperimentale”), duke ekzaminuar jorehatinë njerëzore dhe duke i kërkuar atij një rrugëdalje. Ai nuk i është nënshturar kurrë urdhërit të heshtur që e kërkon shkrimtarin të jetë prijës, filozof ( essetë e tij kanë një mori pyetjesh), historian, apo në një mënyrëmë të rrezikshme, një njeri që ka hesape për të dhënë. Njeriu Kundera qëndron, vetmitar, në krah të veprës së tij, duke i ikur me vrap asaj që ai e quan ngjarje. Ç’është ngjarja? Një aktualitet aq i rëndësishëm sa tërheq vëmendjen e mediave. Mirëpo romani shkruhet jo për të bërë një ngjarje, por për të bërë diçka të qëndrueshme.” Dhe ja një dokument, një procesverbal i vitit 1950, për të cilin askush nuk është në gjendje të garantojë autenticitetin, i zhvarrosur 60 vjet më pas fakteve që relaton dhe i shpallur në të katër anët e botës, vjen e tragjikisht imponohet në formën e ngjarjes. “U zura krejtësisht gafil nga kjo gjëja, tha ai, të cilën as që e prisja dhe që nuk dija gjë prej gjëje gjer dje, dhe që s’ka bërë vaki.” Më preku pa fund ndërtimi ngalakaq i fjalisë e cila në fjalën kjo gjëja përmbledh në të njëjtën kohë daljen në dritë të këtij raporti të policisë dhe faktin që e akuzojnë. Megjithatë ka një gjë që ndodh vërtet. Ajo që ndodh është gjurma e pamatur e pluhurit mediatik, dykuptimësia e disa titujve, kushtorja e llahtarshme ( “do të kishte denoncuar…”), shumë më tinzare dhe akuzuese se një pohim, ajo që ndodh është futja e dyshimit, fëlliqësira, hija e beftë e hedhur mbi një një jetë dhe një vepër të jashtëzakonshme. Dhe mbi të gjitha, është arsyeja e këtyre radhëve, pafuqia absolute e një njeriu përballë një shpërthimi të tillë buçitës. Ai s’ka në dorë asnjë përgjigje të mundshme. Pas përgënjeshtrimit të parë që bëri çdo fjalë tjetër paskëtaj veçse do ushqente procesin akuzues. Është e mundur që në tridhjetë sekonda të fshihet jeta e një njeriu me ndërgjegjen e pastër se po behet detyra dhe zanati. Nuk ka patur asnjë hetim serioz, dhe në të më shumtën e rastin s’është treguar asnjë kujdes në shpërndarjen e një informacioni që për më tepër duhet provuar. Fjalët janë ushqim i së vërtetës. Të artikuluara apo të shkruara, ato marrin udhë të paparashikuara që mund të jenë shkatërrimtare. Duhen ndalur në kohë.

*Autorja është shkrimatare, dramaturge, aktore ( botuar në Journal de Dimanche)

Në gazetën « Tema » të datës 23tetor 2008, në rubrikën Dossier, lexuesi është njohur me shkrimin « Denoncimi i Milan Kunderës », ku thuhet se në vitin 1950 në Pragë, Milan Kundera denoncoi në polici emigrantin Miroslav Dvoracek, mikun e dikurshëm të Iva Militka-s, të dashurës së Miroslav Dlask-ut, mikut të Kunderës, i cili ishte kthyer ilegalisht në Pragë. Nga ky denoncim, sipas akuzuesve të Kunderës, Miroslav Dvoracek u dënua me 22 vjet burg.Dëshmia e Ph.Dr Zdenek Pesat*

Kur lexova në Lidove noviny-n e së martës, të ashtuquajturën çështje rreth Milan Kunderës dhe pashë emrin e Miroslav Dlask-ut dhe foton e Iva Militka-s, m’u kujtua me saktësi kjo histori e pranverës 1950. Atëherë isha në vitin e tretë të Fakultetit të Filozofisë në Univeristetin Charles në Pragë dhe isha anëtar i komitetit të partisë komuniste të fakultetit. Miroslav Dlask-u m’ adresua duke më thënë se mikesha e tij ( dhe bashkëshortja e ardhshme), Iva, kish takuar mikun e saj të dikurshëm, për të cilin ajo e dinte se kishte kaluar në Perëndim dhe se tani qe kthyer me siguri ilegalisht. Dlask-u më tha se kish informuar policinë për këtë. Ai ndihej i detyruar të njoftonte po ashtu edhe organizatën e Partisë. Ngaqë kishim studiuar bashkë për Estetikë dhe unë isha ai që njihte më mirë nga anëtarët e komitetit të partisë më foli për këtë. Hamendësova se Dlask-u kish dashur të mbronte mikeshën e vet nga një persekutim i pashmangshëm, në rast se lidhjet e saj me një emigrant – ca më keq një agjent provokator i policisë së fshehtë çeke, -- zbuloheshin. Nuk reagova për informacionin e tij dhe nuk e takova më pas studimeve.

Jam i sëmurë rëndë, i pakurueshëm, jetoj vetëm nëpërmjet tubave të oksigjenit. Pra nuk jam në gjendje të dal nga shtëpia apo të pres vizita.

Dje, pasi lexova gazetën, ia tregova historinë sime shoqeje. Ramë në një mendje që ta shkruaja këtë që di. Dhe e bëra.

*Historian letërsie Pragë, 15 tetor 2008Mbi deklaratat kunder Kunderës

Samuel Abraham*

Ndonëse jemi të mbytur nga lajmet e keqia, ato nuk rreshtin së na surprizuari. Ky lajm i keq erdhi nga gazeta javore çeke “Respekt”, në të cilën thuhej, se në 1950 Milan Kundera informoi policinë mbi një person, i cili më pas u denua me 22 vjet burg. Ky lajm më tronditi mua, për faktin se, si shumë të tjerë, e admiroj Kunderen si autor novelash dhe esesh. Gjithashtu e njoh personalisht. Kam patur korrespondencë me të për vite me radhe mbi botimet e përkthimeve sllovake të librave të tij në frëngjisht. Duke respektuar privatësine e Kunderës deri në këtë moment, unë kam qenë diskret në korrespondencën tonë si dhe në kontaktet personale. Ngjarjet e ditëve të fundit më kanë ndryshuar në lidhje me këtë.

Mënyra se si është paraqitur kjo çështje tek publiku botëror është e pabesueshme. Fakti, që vetë Kundera u njoh me këto deklarata nga shtypi është një dështim tjetër i madh i gazetarisë së ndershme. Unë e lexova artikullin, që provokonte skandal, dhe u tmerrova nga indiferenca dhe arroganca e autorëve. Ata e nisin në mënyre dramatike:

“ Milan Kundera gjithnjë i ka mbuluar tërësisht gjurmët e tij”; ai nuk jep intervista, ai udheton in cognito në vendin e tij dhe arsyeja më e pëlqyeshme, që ne kërkojmëtë besojmë, është historia e errët e të kaluares, që ato sapo kanë zbuluar. Nëse do të mund të lexonim vetëm esetë e Kunderës, do të mund të mësonin përse ai nuk jep intervista, nuk merr pjesë në konferenca, nuk merr çmimet, nuk kthehet në token e tij dhe përse, është i frikësuar nga pushteti i medias në botën e sotme.

Per te siguruar gjithkend se historia e Kunderes nuk eshte nje çeshtje spekulimi nga autoret e artikullit, Kryeredaktori Martin Simecka, shkruan rreth dokumentit dhehistorise: “ Ne nuk kerkuam per kete, ajo u shfaq tek ne per arsyet, qe mund te jene vetem te nje natyre matafizike”. Kujt i intereson te dije rreth ketyre fakteve, logjikes, motivimit ose çfare ka per te thene viktima. Çdo gje eshte e qarte tek gazetaret dhe ato nuk dyshojne tek “ urdheri i shenjte” i policise komuniste qe nga 1950. Kundera mund te thote çfare te doje, te mohoje akuzat njemije here, por ai nuk mund te largoje damken e fajtorit.

I shkrova Milan Kunderes, pas disa medyshjesh, sepse ne momente te veshtira, e mira do te qe ta lije njeriun ne privatesine e tij. Me duhet te pranoj, se u nxita me shume nga zemerimi per gjuetine e shtrigave se sa nga konsiderata ndaj Kunderes, i cili nuk kishte nevoje apo nuk do ta deshironte.

I shkruajta ne e-mail:

“ Jam totalisht i shokuar nga ngjarjet rreth personit tuaj ne median çeke. Une e kam konsideruar pergjithesisht revisten “Respekt” si nje reviste te besueshme, por artikulli i shkruar nga Hradilek dhe Tresnak i perket nje tablloje te keqe gazetareske. Çdo gje qe i shqeteson ata rreth jush dhe suksesit tuaj eshte distiluar ne artikullin e tyre. Ata nuk kane dyshime mbi deklaratat e tyre. Menjehere e perkthyen te gjithe artikullin ne anglisht per te gjeneruar ne maksimum kete impakt jashte vendit, sepse kjo eshte edhe audienca e tyre e deshiruar. Dhe fakti qe kyeredaktori Martin M. Simecka ( i biri idisidentit te fundit dhe filozofit Milan Simecka), nuk beri gjithcka qe duhet te bente per t’ju kontaktuar ju ne menyre qe t’ju jepte hapesire per te reaguar, eshte dobesi e tij personale dhe profesionale.

Kundera m’u pergjigj menjehere dhe shkruante midis te tjerash: “ Mendova, se nuk do te ishte e mundur te fillonte nje persekutim nderkombetar mbi bazen e nje genjeshtre.”

Çfare mund te shtohet? Vepra eshte kryer, gazetat kane nje mase. Media boterore ka shperndare lajmin dhe shumica e tyre kane pranuar argumentine “Ëeekly Respect”. Si ne rastin e shume te tjereve me pare qe ishin akuzuar per akuza te njejta, çdo gje qe do te thoshte tani viktima vetem se do ta shumefishonte “fajin “ e tij. Shumica e lexuesve do te kujtonin shpifjen e pare kunder Kunderes dhe jo analizat e mepasme, zbulimet e reja apo shfajesimin e mundshem te viktimes.

“Respekt” ofron nje fotokopje te nje dokumenti policor, qe nga 1950, perautenticitetine se ciles as qe pyesin dhe nuk ofrojne ndonje analize te pavarur lidhur me kete. Eshte gjithashtu e rendesishme, qe nje nga autoret e artikullit te inkriminuar, Hradilek, eshte kusheri i personit kryesor te dyshuar ne kete çeshtje, Dlask, denoncimi i deshmuar nga Kundera shkarkon nga faji kushuririn e vdekur të gazetarit.

Vetem pak dite pas akuzave ndaj Kunderes, informacione te reja u raportuan dhe, qe kishin te ngjare te kthenin permbys te gjithe çeshtjen.

Sipas nje deshmie te 15 Tetorit te nje studenti, drejtues komunist ne ate kohe, Dlask erdhi per t’i treguar atij ne 1950, se i kish raportuar policise mbi nje person, qe ishte duke qendruar ne dhomen e mikeshes te tij ne konviktin e studenteve dhe, per te cilin ai mendoi, se mund te ishte spiun. Personi qe ai denoncoi ishte i njejti person per te cilin hamendesohet se e ka denoncuar Kundera; nga kjo hidhet dyshimi apo pyetja se cili ishte informatori i vertete.

Sidoqe shkuan zhvillimet e mepasme mbi kete çeshtje, menyra e raportimit te ketij rasti tragjik, nenkupton nje tjeter pike te rendesishme ne nivelin e moralitetit dhe profesionalizmit ne gazetari. Sigurisht, me poshtersi, shitjet e gazetes rriten. Dhe sa per kete, pa dyshim, duhet gjithashtu te kete nje grimce nga metafizika…

*Autori eshte kryeredaktor i gazetes Kritika & Kontext dhe president i Shkolles Nderkombetare te ArteveLiberale te Bratislaves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›