Sherr për pronësinë, plagosen dy shtetas

Plagosen me mjete të forta pranë ish-ekspozitës në kryeqytet, dy shtetas.
Sipas informacioneve të fundit, Nazif dhe Petrit Treca, dyshohet se janë plagosur nga Luan, Akeksandër dhe Vladimir Harizi për motive pronësie.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë nga kërkim të autorëve të ngjarjes.
Familjet e përfshira në konflikt janë nga fshati Baldushk i rrethit të Tiranës dhe mesa duket kishin zbritur në qytet për t'iu drejtuar rrugës gjyqësore.