Një javë nga zhdukja e djalit të nëndrejtorit të SHISH-it

Nuk ka ende asnjë gjurmë për Julian Çelën djaloshin 10 vjeçar të nëndrejtorit të Antiterrorrit në SHISH, Skënder Çela i cili rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit.
Ai është parë për herë të fundit në një qendër interneti në zonën e Laprakës në Tiranë, në rrugën ku edhe banon familja Çela.
Familjarët bëjnë apel për ndihmë dhe kanë shpërndarë foton në rrjetin social Facebook foton e të djalit 10 vjeç, si dhe luten që kushdo që ka informacion të lajmërojnë.
Pista e parë është natyrisht ajo e një rrëmbimi nga persona të interesuar dhe që lidhet me detyrën e Skënder Çelës, babait të Julianit.
Ai është nëndrejtor në Drejtorinë e Antiterrorit në SHISH dhe mbulon Sektorin Kundër Krimit të Organizuar. Por e kaluara e 10-vjeçarit dhe rrethanat e fundit kur ai është parë nga disa njerëz kanë ngritur dhe dy pista të tjera.
Pista e dytë autoritetet policore janë informuar se 10-vjeçari edhe më parë ishte larguar disa herë nga shtëpia por megjithatë asnjëherë largimet e tij nuk kanë zgjatur kaq shumë.
Kjo është një tjetër mundësi që hetuesit e kuptojnë, që Julian Çela të jetë larguar me vullnetin e tij, sikundër ka bërë edhe më parë.
Pista e tretë lidhet me një të ri 16-vjeçar të quajtur G.Prendi i cili dyshohej në ditët e para nga familja dhe hetuesit si personi që e kishte thirrur i fundit Julianin gjatë kohës që ai ishte në internet-kafe.
Ai ka pasur disa precedentë të lehtë penalë kryesisht për vjedhje. Por gjatë marrjes në pyetje ai mohoi kategorikisht të kishte shok Julianin duke thënë se thjesht e njihte atë.
Me më tepër forca G.Prendi ka mohuar faktin se mund të kishte qenë personi që e thirri i fundit kur Juliani ishte në internet. Pasi u pyet tre orë rresht 16 vjeçari G.Prendi u la i lirë nga policia./Indeksonline/