E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libohovë, varret e pashallarëve preferohen nga turistët

GJIROKASTËR- Të shpalluar monument kulture për shkak të vlerave të mëdha historike, varret e pashallarëve të njohur të Libohovës janë kthyer vitet e fundit në objekt vizitash të turistëve të huaj, por edhe vendas.

Varri i Myfit Bej Libohovës dhe krerëve të tjerë të këtij fisi të famshëm, por edhe i Shanishasë motrës së Aliut, të martuar në fisin Libohova kanë ngjallur kërshëri të vazhdueshme për mjaft vizitorë.

Ish-kryetari i bashkisë së Libohovës, inxhineri urbanist, Bexhet Çobani thotë se, "vlera dhe lavdia e atyre që prehen në këto varre nuk i përket Libohovës, por gjithë kombit shqiptar".

Ndërkohë që e madhe është edhe fama e motrës së Aliut, Shanishasë, për të cilën veziri i Janinës ndërtoi kalanë e Libohovës.
Gjithsesi 6 varret e pashallarëve prej vitesh ishin lënë në harresë dhe ishin mbuluar me ferra dhe pluhurin e kohës. Pas viteve '90 bashkia kreu investimin e parë për të rehabilituar varret e degraduara dhe të humbura nën tokë.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›