Gruevski: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, alternativa e vetme
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka deklaruar se anëtarësimi në NATO mbetet alternativa e vetme dhe njëri nga prioritetet më të larta të politikës së jashtme të vendit të tij. Në një takim me zëvendës ndihmësin e sekretarit gjeneral të NATO-s për bashkëpunim sigurie dhe partneritet, Robert Simons Gruevski theksoi se vendi i tij mbetet i vendosur përmes reformave të veta dhe kontributit në misionet e NATO-s të sillet si partner i barabartë në mes vendeve anëtare të Aleancës, duke i ndarë dhe duke i mbrojtur vlerat dhe përgjegjësitë e përbashkëta.
Gjithashtu Gruevski theksoi se Maqedonia është e përkushtuar në procesin për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjen e emrit me Greqinë, e cila do të tejkalonte pengesat që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s.