Irak, Allawi fiton zgjedhjet e 7 marsit me 91 vende.
Koalicioni i Lyad Allawi arriti të fitonte më shumë vende në zgjedhjet e Irakut sipas rezultateve paraprake të ditës së premte. Por gara e zgjedhjeve ka parashikuar bisedime të gjatë dhe përçarëse në formimin e qeverisë.
Blloku Iraqya i kryesuar nga ish kryeministri Allawi fitoi 91 vende, në garën me koalicionin e kryeministrit në ikje al-Maliki që mori 89 vende. Pothuajse tre javë pas votimeve të 7 marsit rezultatet përfundimtare treguan se Maliki arriti të dominonte kryesisht në krahinat shiite të jugut, ndërsa Allawi dominoi kryesisht në krahinat sunite veriore dhe perëndimore.
Ndërkohë zgjedhjet treguan se Aleanca Kombëtare e Irakut, me lidhje të ngushta me Iranin u pozicionua në vendin e tretë me 70 vende të fituara.
Pasi u bënë të ditur rezultatet e zgjedhjeve Maliki tha se është në rrugën e formimit të bllokut më të madh në parlament.
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Irak, Ad Melkert, i ka cilësuar zgjedhjet të besueshme dhe ka fituar të gjitha palët të pranojnë rezultatin.