Institucionet “injorojnë” protestantët për Krishtlindje

Protestantët kanë kremtuar krishtlindjet në një vend krejt të pazakontë për fe. Është salla e kuqe e pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku protestantët në Kosovë vendosën të kryejnë shërbesën e Krishtlindjes .
Mënyra e kremtes, për këtë komunitet fetar, dallon nga ajo e katolikëve dhe krishterëve tjerë.
“Po e shihni ne jemi pastor po nuk kemi veshur rrobe të priftërinjve. Jo të veçanta, por me rrobat më të bukura, provuan që të vishen të gjithë” ka thënë Artur Krasniqi, pastor në Kishën Protestante Ungjillore, transmeton Klan-Kosova.
E përveç kosovarëve, aty u panë edhe të huaj. Atyre u këndoi një mysliman. Ishte ky këngëtari, Ardit Stafaj.
Aty u pa edhe Shpend Ahmeti, i Lëvizjes Vetëvendosje, që një natë më parë ishte edhe te katolikët.
Por, protestantët nuk u vizituan e as uruan nga udhëheqësit institucionalë të vendit.
Kurse Artur Krasniqi, pastor në Kishën Protestante Ungjillore ka thënë se nuk e di pse presidentja as të tjerët nuk na urojnë.
Me ose pa presidenten, këtu nis edhe Adhurimi dhe Lavdërimi për Zotin./Indeksonline/