E Diel, 1 Nëntor 2026

27 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak në Kazakistan

Raportohet se të gjithë 27 anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak-transportues në pjesën jugore të Kazakistanit.

Agjencia ruse Interfax ka cituar zëdhënësin e Komitetit Kombëtar për Siguri të Kazakiztanit të ketë thënë se në bordin e aeroplanit në kohën kur ai ishte rrëzuar kanë qenë 7 persona të ekuipazhit dhe 20 ushtarak.

Interfax gjithashtu bënë të ditur se, në mesin e udhëtarëve kishte edhe ushtarakë të nivelit të lartë. Ende nuk dihet për shkaqet rrëzimit, ndërsa njësitet e shpëtimit tashmë kanë dal në vend të ngjarjes.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›