E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Platforma është e vërtetë

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se ai është duke punuar në një rezolutë që duhet të miratohet nga Kuvendi i Serbisë.

Kjo rezolutë sipas tij, do të jetë e bazuar në platformën për Kosovën, e cila është përcaktuar në kornizën për vazhdimin e negociatave me Prishtinën.

Nikoliq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se do të jetë e rëndësishme që rezoluta do të miratohet në Parlament dhe do të jetë gati për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Tomislav Nikoliq ka thënë po ashtu se platforma e tij për Kosovën është e vërtetë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›