E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski Do ruajme identitetin tone

Kryeministri i Maqedonise Nikolla Gruevski ka deklaruar se hapja e problemit me identitetin nga Athina zyrtare eshte i vjeter me shume se njeqind vjet dhe asnjehere nuk eshte mbyllur.

Sipas tij kjo ceshtje vazhdimisht eshte e pranishme edhe ne keto 20 vite pavaresi te Republikes se Maqedonise ndersa ceshtja ne menyre te drejtperdrejte eshte e nderlidhur me identitetin.

Behet fjale per ceshtje qe eshte e njohur mire dhe me e vjeter se une dhe se ju. Problemi me identitetin dhe hapja e ketij problemi nga fqiu jone jugor eshte i vjeter me shume se njeqind vjet. Nese i shikoni regjistrimet e perberjes etnike te pjeses veriore te Greqise se sotme nga fillimi i shekullit 20 ne vitin 1903 1904 1905 kur perandoria osmane ka kryer regjistrime do te shihni sa maqedonas kane jetuar dhe sa jetojne sot atje si ka ndodhur dyndja e tyre dhe largimi nga ky territor. Nese pak e kycni kete pjese nga historia jo kaq e larget do te shihni se kjo ceshtje eshte mesatarisht e vjeter dhe i kapercen edhe vitet tona te jeteses. Ceshtja nuk eshte mbyllur asnjehere. Ajo ka qene e gjalle edhe para se Nikolla Gruevski te behet kryeminister tha shefi i Qeverise ne seancen e kuvendit me pyetje te deputeteve.

Gruevski deklaroi se Qeveria ben gjithcka qe eshte ne fuqi te saj qe te zgjidhet problemi te gjendet zgjidhje dhe te zhbllokohet Maqedonia e te mos rrezikohen interesat vitale te vendit duke perfshire edhe identitetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›