Maqedoni tensione ne televizionin A1

Kontrollet e inspektorateve financiare per kater kompanite qe jane ne te njejten adrese te TV A1 te enjten kane shkaktuar tensione ne mesin e gazetareve te kesaj medie.
Gazetaret e ketij televizioni por edhe te tre te perditshmeve te tjera si Vreme Shpic dhe gazeta ne gjuhen shqipe Koha e Re theksuan se jane ndaluar nga policia ne hyrje ndash daljet per verifikimin e tyre ndersa dy gazetare te TV A1 theksuan se pjestaret e policise ishin sjelle ne menyre te pahijshme ndaj tyre duke perdorur dhune dhe tejkalim te kompetencave.
Borjan Jovanovski nga TV A1 theksoi se policia ka ushtruar presion dhe terror brutal ndaj televizionit te tyre ndersa ai ka kerkuar pergjegjesi nga Ministria e Brendshme dhe kryeministri Nikolla Gruevski duke apeluar terheqjen e forcave policore.
Gazetaret e ketij televizioni theksuan se jane pamundesuar ne kryerjen e detyres se tyre per shkak te pranise se shtuar policore.
Nga MPB theksojne se gjithe kjo nuk ka te bej aspak me televizionit A1 por per ndermarrjet ushqimore qe jane te regjistruara ne te njejten adrese te televizionit.
Zedhenesi i MPB Ivo Kotevski theksoi se nuk behet fjale per presione ndaj televizionit por kontroll ligjor ndaj kompanive qe gjenden ne te njejten ndertese per te cilat dyshohen fshehje te tatimeve dhe kriminalitet financiar. Ai shtoi se gazetaret duhet ti shmangen manipulimeve.
Drejtori i Drejtorise se te Ardhurave Publike DAP theksoi se puna e inspektoreve do te vazhdoje brenda nderteses edhe perkunder presioneve te ndryshme.
Nje numer i madh i qytetareve jane tubuar para nderteses se TV A1 ndersa ne mesin e tyre jane verejtur edhe zyrtare dhe aktiviste te partive opozitare. Ne solidarizim me TV A1 dhe kunder nderhyrjes se inspektorateve dhe policise jane deklaruar partite politike opozitare Lidhja Social Demokrate partite shqiptare si PDSH dhe DR por edhe te gjitha forcat politike maqedonase opozitare. Ne turmen para televizionit A1 jane pare edhe kreret e DR-se te kryesuar nga lideri i saj Imer Selmani. Ndersa mbeshtetje TV A1 publikisht i ka dhene edhe PDSH nepermjet anetarit te saj te larte Imer Aliu.
Gjithashtu edhe nje numer i madh i shoqatave joqeveritare dhe institucioneve te tjera joqeveritare dhe te mediave kane dalur ne mbrojtje te TV A1.
Informacionet e fundit flasin se ne ambientet ku gjendjet televizioni dhe kompanite e tjera kane qene te pranishem edhe Inspektoratet e punes te cilet kane kerkuar legjitimimin e te punesuareve.
Pronari i TV A1 eshte biznesmeni Velija Ramkovski i cili mban nje linje te ashper kunder politikave qeveritare nepermjet medias qe menaxhon ai. Kohe me pare mediat qe drejtonte ai njiheshin per qendrim me te bute ndaj Qeverisjes aktuale.