E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa akuzon Krasniqin per shkelje te Kushtetutes

Kryetari i LDK-se Isa Mustafa ka akuzuar ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi se eshte duke e shkelur Kushtetuten e Kosoves duke zhvilluar aktivitete partiake ne terren gje qe nuk do te duhej te ndodhte.

Mustafa gjate nje takimi me strukturat e LDK-se ne Kline ka perseritur akuzen edhe kunder kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci se e ka shkelur Kushtetuten ne rastin e Rahovecit dhe nuk ka dhene doreheqjen. Ai ka perseritur qendrimin e tij se LDK-ja nuk do te beje koalicion me PDK-ne pasi ate e konsideron si rivalin kryesor dhe se bashkeqeverisja me kete parti eshte ngulfatje e demokracise.

PDK-ja duhet te jape pergjigje per shkeljen e Kushtetutes Hashim Thaci eshte dashur te jape doreheqje sepse ka shkelur kushtetuten ne rastin e Rahovecit. Kushtetuta po shkelet edhe sot me te dy kembet nga ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi i cili po ben fushate partiake ne terren ka thene Isa Mustafa duke theksuar se LDK-ja do te fitoje zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›