E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel Situata e euros eshte jashtezakonisht serioze

Deklarata

Kancelarja gjermane Merkel beri nje vleresim shume negativ te perpjekjes se Europes per te perballuar dhe tejkaluar krizen e borxheve duke paralajmeruar se monedha e perbashket ishte ne nje situate jashtezakonisht serioze. Keto deklarata jane bere ne nje fjalim te mbajtur ne Shoqaten e Punedhenesve Gjermane dhe kane ndikuar ne renien e vleres se kesaj monedhe qe eshte ne piken e saj me te ulet ne dy muajt e fundit. Toni i komentit te Merkelit qe vjen pas asaj qe ndodhi ne Irlande fundjaven e kaluar ishte ne nje kontrast te dukshem me perpjekjet e lidereve te tjere europiane te bera ditet e fundit per nxitjen e besimit tek euro. Verejtjet e Merkel i hodhen zjarr kritikave se retorika e ashper e Gjermanise per paketat e shpetimit e bera gjate javeve te fundit minon perpjekjet e qetesimit te situates financiare ne te gjithe kontinentin. Pozicioni i Gjermanise si ekonomia me e madhe dhe me e zhvilluar e kontinentit eshte shume i rendesishem dhe deklaratat e kancelares se ketij vendi mbajne peshe te vecante ne arenen nderkombetare dhe ne tregjet financiare. Merkel tha se ajo nuk donte qe ta dramatizonte situaten por nje vit me pare askush nuk do ta kishte imagjinuar marrjen e masave qe u moren ne vitin 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›