E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shton trupat ne kufi

Koreja e Jugut

Koreja e Jugut ka njoftuar pershtatjen e nje reagimi me fleksibel ndaj fqinjit te vet verior pas sulmit te se martes kur humben jeten kater persona mes te cileve dy civile. Ne ishujt qe ishin ne shenjester te goditjeve te Korese se Veriut Seuli ka vendosur te dergoje me shume trupa. Pheniani nderkaq ka paralajmeruar sulme te tjera nese Jugu sipas tij kryen provokacione te reja ushtarake. Korrespondenti i BBC-se ne Seul sjell qendrimin e zedhenesit te Presidentit se qendrimi i deritanishem e ve theksin te parandalimi i pershkallezimit te incidenteve ushtarake. Kjo mendesi duhet te ndryshoje. Ne te ardhmen eshte vendosur te reagohet ne varesi te sulmeve koreanoveriore mbi objektivat ushtarake apo civile deklaroi zedhenesi i Presidentit te Korese se Jugut. Vrasja e dy civileve gjate sulmit te se martes i ka tronditur koreanojugoret. Tani eshte anuluar plani per uljen e numrin te trupave te dislokuar ne brigjet perendimore te vendit. Zedhenesi i Presidentit njoftoi se Koreja e Jugut do te shtoje ne menyre te ndjeshme forcat perfshire edhe ato te kembesorise ne pese ishuj te Detit te Verdhe. Nga ana tjeter ushtria koreanoveriore ka paralajmeruar sulme te tjera nese Koreja e Jugut ndermerr sipas Veriut provokacione te reja ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›