Rusia ka nje sistem politik ne stanjacion
Presidenti rus Medvedev e ka pranuar se Rusia eshte nje vend njepartiak me nje opozite te pafuqishme. Kjo eshte nje tjeter levizje qe ai ka bere ndoshta per te krijuar nje distancim me Putinin qe eshte aktualisht Kryeminister dhe synon haptazi qe te behet serish president ne vitin 2012.
Ne nje videoblog te sajtit te Kremlinit Medvedev eshte ankuar se sistemi politik i Rusise po shfaq shenja shqetesuese stanjacioni nje fraze qe ruseve u evokon periudhen e veshtire te perandorise sovjetike madje me konkretisht te epokes se Brezhnievit ne vitet lsquo70. Ne njefare pike jeta jone politike eshte duke dhene shenja te nje stanjacioni. Ky stanjacion eshte i demshem si per forcat ne pushtet ashtu edhe per opoziten deklaroi ai. Pershkrimi qe ai i ben situates politike eshte i erret. Nese opozita nuk ka shansin me te vogel per te fituar ne nje ndeshje te ndershme dhe te barabarte me poziten ajo shnderrohet ne nje force margjinale. Por nese partia ne pushtet nuk ka shanse qe te humbase ndonjehere edhe politika degradon si nje organizem i ndenjur.
Medvedev deklaroi se Rusia e Bashkuar qe qeveris vendin e drejtuar nga Putini nuk duhet qe te mbushet me vegla dhe me aktore apo te shnderrohet ne nje shtese te ekzekutivit. Shperthimi i tij vjen para nje fjalimi te madh qe ai pritet te mbaje javen e ardhshme ne te cilin do te jape edhe shenja te qarta ne lidhje me vazhdimesine ose jo te ambicies per nje mandate te dyte presidencial ne vitin 2012. Si ai edhe Kryeministri aktual Putin nuk e kane bere fort te qarte se cfare kane ndermend qe te bejne edhe pse here pas here kane hedhur fjale per kandidimet e tyre te mundshme. Nje pjese e madhe e ruseve ende e konsiderojne Putinin si njeriun e forte te Moskes dhe si kandidatin e mundshem dhe te forte per zgjedhjet e ardhshme presidenciale.