E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Emri do zgjidhet kur të mos përdoret presioni

''Problemi do të zgjidhet atëherë kur fqinji jonë do të fillojë të na trajtojë si popull me nevoja, ndjenja, emocione dhe dinjitet, dhe të na shohë si njerëz dhe jo si objekte të cilat mund të blihen ose të binden nën presion'', theksoi lideri i qeverisë maqedonase.     "Neve na nevojitet dialog i arsyeshëm. Bllokimet dhe mungesa e dialogut vetëm na largojnë. U provua me embargo, me mbyllje të kufirit, me bllokim për hyrje në NATO dhe bllokim për hyrje në BE. Kaluam edhe nëpër shumë faza të errëta dhe torturuese. Është koha që të kuptohet se në këtë shtet ka dy milionë njerëz të cilët ndajnë vlera të njëjta ashtu si dhe të tjerët në BE, njerëz të cilët jetojnë në shekullin XXI dhe presin të bisedojnë me një fjalor të këtij shekulli'', shtoi Gruevski.     Sipas tij, sprovë dhe sfidë serioze ishin shantazhet dhe presionet për ndërrim, jo vetëm të emrit, por edhe të identitetit të maqedonasve.     "Ne dëshirojmë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ky është prioriteti ynë më i lartë. Nuk dëshirojmë të marrim territorin dhe të vjedhim historinë e askujt, por dëshirojmë të mbajmë atë që na përket, ajo që është kërkesë normale dhe natyrore e çdo njeriu të mençur i cili jeton në fillim të shekullit XXI. Dëshirojmë miqësi dhe jo armiqësi, pranojmë edhe të bëhet kompromis'', nënvizoi Gruevski.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›