E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja shënon nesër 20 vjetorin e themelimit

Themelimi i kësaj partie shënon një kthesë në historinë dhe vizionin e popullit për liri, pavarësi dhe demokraci, u tha në një konferencë të kësaj partie për mediat. “Aktivitet e këtij përvjetori jubilar fillojnë nesër që në mëngjes me një homazh tek varri i themeluesit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, deklaroi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.Solemniteti qendror i 20 vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në orën 11:30, me manifestimin e madh me qytetarë, anëtarë, simpatizantët dhe të ftuar të tjerë. Gjatë gjithë pasdites strukturat e partisë do të merren me aktivitete të ndryshme, ndërsa në mbrëmje do të organizohet një koncert i madh për rininë në Prishtinë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›