E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KQZ: Rivotohet në Prizren e Lipjan

Ndërsa për komunën e Gjilanit, shumica e anëtarëve të KQZ-së votuan që fillimisht të zhvillohen hetime nga përfaqësues të KQZ-së për shkeljet e pretenduara, të rinumërohen votat me kusht dhe pastaj të merret vendimi pro apo kundër përsëritjes së zgjedhjeve lokale për këtë komunë. Vendimi i KQZ-së erdhi pas diskutimeve intensive dhe pas marrjes së një interpretimi më të hollësishëm nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me vendimin e 19 dhjetorit të këtij organi. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta tha se të mërkurën do të merret vesh se kur mund të caktohet data për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komunash në Prizren e Lipjan. "Neve na nevojitet një plan konkret tani nga sekretariati, se për sa kohë do të mund t'i përgatisë sekretariati të gjitha punët, siç janë, riemërimi i këshillave të vendvotimeve, rishtypja e fletëve të votimeve, trajnimet për këshillat e reja të vendvotimeve, votimi me postë, e kështu me radhë", deklaroi Lushta.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›