Duhanpirja, rritet përdorimi në moshën 13-15 vjeç
TIRANE-Në një kohë që po kërkohet më tepër kur edhe ligji për ndalimin e duhanit ka disa vite që ka hyrë në fuqi, shifrat tregojnë se duhanpirja në vendin tonë është rritur. Përfshi këtu edhe moshat e reja, nxënës të shkollave 9-vjeçare të cilët konsumojnë cigaren. Të dhënat më të fundit për duhanpirjen në vendin tonë kanë lidhje me një studim të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është kryer për moshat 13-15 vjeç.
"Stop duhanit dhe alkoolit!" ka qenë tema e aktivitetit të zhvilluar javën e kaluar në dy shkolla 9-vjeçare të Tiranës, "Isa Buletini" dhe "Kol Jakova". Gjatë këtij aktiviteti te zbardhur sot nga Gazeta Shqiptare ku pjesëmarrës nuk ishin vetëm drejtues të shkollave apo prindër, por kanë qenë edhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, është ngritur zëri për të rritur masat për mbrojtjen e fëmijëve ndaj ekspozimit të duhanit dhe alkoolit. Por edhe fëmijët, nëpërmjet ekspozitave të tyre kanë treguar problemet që shkaktohen nga përdorimi i këtyre substancave.
"Rëndësia dhe zbatimi i ligjit anti-duhan qëndron në mbrojtjen e shëndetit publik", - ka bërë të ditur për Gazetën Roland Shuperka, koordinatori kombëtar për Politikat e Kontrollit të duhanit. Sipas tij, me ndarjen e përgjegjësive për zbatimin e këtij ligji do të ketë më shumë sukses se më parë, por ende disa hallka të këtij ligji nuk funksionojnë mirë.
Të dhënat më të fundit për duhanpirjen në vendin tonë kanë lidhje me një studim të Institutit të Shëndetit Publik, i cili është kryer për moshat 13-15 vjeç. Për këtë studim janë pyetur 4.771 nxënës në 59 shkolla 9-vjeçare në Tiranë dhe rrethe, ku është vënë re se pre e një duhanpirjeje në moshë të vogël është fakti nëse janë prindërit duhanpirës ose jo, pasi studimet tregojnë se më se 50 për qind e fëmijëve që janë përdorues duhani, kanë të paktën një nga prindërit duhanpirës. "Ne po shikojmë se fillimi i moshës së duhanpirjes është ulur ndjeshëm. Është një numër i konsiderueshëm në grupmoshat 13-15 vjeç dhe 33.2 për qind e tyre kanë filluar ta provojnë duhanin para moshës 10 vjeç. Shifrat e duhanpirjes për grupmoshat 15 vjeç janë ato më të fundit, pasi kanë dalë nga një studim i 2009-ës, i cili ende nuk është botuar. Me një tendencë duhanpirjeje tek meshkujt, por me rritje të dukshme të duhanpirjes tek femrat. Raporti është 65 për qind meshkuj dhe 37 femra për këtë grupmoshë", - ka theksuar specialisti Roland Shuperka.
(d.b/BalkanWeb)