I "ikën truri" Kuzhesë nga Tirana-Gramozi
TIRANE-Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ishte i pranishëm dje në tribunën e stadiumit "Qemal Stafa" për të ndjekur ndeshjen mes Tiranës e Gramozit, por ka mbetur tërësisht i zhgënjyer nga ajo çfarë pa në fushë. Në fakt, ka qenë një nivel shumë i dobët nga dy ekipet, kjo edhe për shkak se Tirana, pas golit të avantazhit është treguar shumë e kujdesshme. Kroati ka dashur të shohë nga afër disa nga futbollistët që veshin fanelën kuqezi te bardbeblutë, por vështirë që ata t'i kenë lënë shumë mbresa.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)