Itali, vdesin në aksident shqiptarët, nëna e biri 10-vjecar
ITALI- Humbin jetën në një aksident rrugor, nënë e bir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku gruaja 37-vjecare dhe djali i saj vetëm 10 vjec kanë gjetur vdekjen, pas një përplasje fatale. Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Ansa, ndërsa sqarohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve që udhëtonin në drejtime të ndryshme. Në aksident 5 persona mbetën të plagosur.
Makina Citroen ku udhëtonin dy viktimat me origjinë shqiptare është përplasur me një Alfa Romeo, në të cilën udhëtonin dy shtetas italianë.
Nga të dhënat e policisë italiane mësohet se në bordin e Citroenit udhëtonin 6 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Djali 10-vjecar ka vdekur menjëherë pas përplasjes, ndërsa nëna e tij teksa transportohej për në spital.
(m.a/BalkanWeb)