Samiti i Stambollit, Tadic: I gatshëm të siguroj paqen në rajon
STAMBOLL- Presidenti serb Boris Tadic, Kryetari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Haris Silajxhic dhe Presidenti turk Abdullah Gyl, ranë dakort pas takimit të së shtunës në Stamboll, se politikat rajonale për të ardhmen duhet të bazohen në garantimin e sigurisë, dialogun e vazhdueshëm politik dhe ruajtjen e karakterit multietnik, multikultural dhe multifetar në rajon. Kështu u theksua në një deklaratë të përbashkët pas takimit të Stambollit, të cilin disa e kanë cilësuar si një eveniment historik.
Përafrimet kurajoze dhe vizionare të Tadic dhe Silajxhic dhe vendosmëria e tyre për të kapërcyer dallimet historike dhe ndërtimi i një të ardhme të bashkuar, e bazuar në tolerancë e mirëkuptim, ishte kryefjala e deklaratave të të pranishmëve në takim.
Tadic tha ndërkaq, se Samiti në Stambol është një fillim i ri për të treja vendet, duke shtuar se këto vende kanë patur ulje dhe ngritjet e tyre. Një prej qëllimeve të përbashkëta të treja këtyre vendeve është integrimi në Bashkimin Europian tha Tadic. Ai shtoi se Serbia mbështet vendimet legjitime të bëra nga institucionet dhe qeveria e Bosnjes.
Ndërsa presidenti turk, Abdullah Gyl tha se takimi trepalësh dhe marrëdhëniet e mira mes tre vendeve janë të rëndësishme për të ardhmen, për paqen prosperitetin dhe vizionin e përbashkët europian të Ballkanit.
Të tre përfaqësuesit e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Silajxhic, Neboi Sharatmanoxhic dhe Zelko Komsic do të vizitojnë Beogradin së shpejti. Presidenti Tadic dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojnë Srebrenicën në 15 vjetorin e genocidit të kryer ndaj boshnjakëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)