E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësimet në KLD, Topalli në mbështetje të gjyqtarëve

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mbështet zëvendësimin e anëtarëve të Këshilllit të Lartë të Drejtësisë dhe në mungesë të ligjit dhe se cënimi i parimit të zgjedhjes rregullisht të anëtarëve të saj, sipas Topallit është dhunim i drejtpërdrejtë i Kushtetutës. Në kulmin e debatit të zgjedhjes apo jo të anëtarëve të KLD-së dhe në mungesë të ligjit për konferencën gjyqësore kur opozita vazhdon bojkotin, ndërhyn në këtë mënyrë numri një i parlamentit shqiptar.
Dy ditë pasi përfaqësues të lartë të Gjyqësorit deklaruan mosfunksionimin e KLD-së për shkak se 4 anëtarëve të saj u ka mbaruar mandati dhe është duke ju përfunduar edhe dy të tjerëve, numri një i Kuvendit deklarohet në mbështetje të trupës gjyqësore për të përcaktuar vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të saj në KLD.
Në një deklaratë të publikuar në faqen online të Parlamentit theksohet se në kushtet kur pavarësia e pushtetit gjyqësor mbetet kushti themelor për funksionimin e shtetit ligjor, kryetarja e Kuvendit mblodhi informacion nga të zgjedhurit e kuvendit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Sipas numrit një të kuvendit, për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor në KLD, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur 3/5 për ligjin për Konferencën Gjyqësore dhe kur opozita bojkoton parlamentin, është në të drejtën e trupës gjyqësore të vendit të ëprcaktojë vetë rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve të saj në KLD.

Cdo qëndrim tjetër, sipas Topallit i kujtdo individi i cili pengon në ushtrimin e të drejtave të Gjyqësorit, është antikushtetues dhe i papranueshëm për kuvendin e Shqiëprisë.
Të drejtat e Gjyqësorit për tu përfaqësuar në KlD me të zgjedhurit e tij, sipas Topallit nuk mund të pengohen, tjetërsohen apo asgjësohen nga askush.
Në deklaratë citohet se qëndrimi i Kuvendit është i prerë dhe i qartë. Ai mbështet trupën gjyqësore të vendit në të drejtën e tij për të zgjedhur dhe zëvendësuar cdo 5 vjet përfaqësuesit e vet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ndërhyrja e numrit një të Kuvendit në këtë debat vjen në një kohë kur kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetarja e Konferencës Gjyqësore Shpresa Becaj bëri të ditur se do të jetë takimi i 5 dhjetorit që do të vendosë për të mbledhur ose jo Konferencën e Gjyqtarëve.
Tryeza me gjithë gjyqtarët e vendit vendosi që paralelisht me procesin ligjvënës, trupa gjyqësore të vetadministrohet në mënyrë të pavarur. Ndërsa numri dy i KLD-së Spahia është shprehur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndodhet vërtet në një ngërc por që mund të zgjidhet, sipas tij vetëm pas miratimit të ligjit në parlament.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›