Gruevski: Maqedonia nuk humb asnjë milimetër tokë
“Nuk kam asnjë arsye të frikësohem, sepse me këtë marrëveshje shtetit nuk i humb asnjë milimetër nga territori i tij. Ju siguroj se me asnjë çmim, nuk do të kisha nënshkruar diçka me të cilën do të humbisnim një milimetër të territorit tonë”, theksoi kreu i Qeverisë maqedonase.
Ai akuzoi opozitën se po punon për të manipuluar popullin duke ngjallur panik.
“Opozita përmes frikësimit po manipulon opinionin. Kjo është një tentativë e tyre për të fituar ndonjë pikë politike në dëm të shtetit. Ne do të bëhemi vendi i parë në rajon nga ish-Jugosllavia, që i ka mbyllur të gjithë çështjet e hapura kufitare”, deklaroi Nikolla Gruevski.