E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll dosjen."I diplomuari" shkon në Gjykatë

TIRANE- Prokuroria mbyll hetimet ndaj një 41 vjecari të akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe dërgon dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.
I pandehuri Krenar Beqaraj, i arrestuar në kuadër të operacionit “I diplomuari”, u arrestua në gusht të këtij viti nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokuroria e rrethit në kuadër të luftës kundër krimit ekonomiko financiar.

Beqaraj do të dalë para gjykatës nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Në momentin e arrestimit të tij, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme dokumentesh të falsifikuara, përgjithësisht dokumente shkollore. Sipas akuzës i pandehuri realizonte falsifikimin e dokumenteve zyrtare për qëllime përfitimi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›