Gruevski: NATOdhe BE prioritete kyçe
Ohër - Anëtarësimi në NATO dhe BE është prioritet kyç i politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe epilog logjik i përparimit të arritur në reformat në të gjitha sferat e jetesës shoqërore, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në hapjen e konferencës "Maqedonia në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s" që filloi të premten në Ohër. "Pritëm ftesë për në NATO që në Samitin në Bukuresht, por u zhgënjyem nga epilogu sepse na u imponua si kusht ta zgjidhim problemin me emrin. Megjithatë, kjo nuk do të na largojë nga rruga e vërtetë, do të vazhdojmë me reformat dhe qasjen konstruktive në bisedimet me Greqinë", tha Gruevski.