E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihet në skenë “Filomena Marturano”

Tiranë - Premiera e komedianit italian, Eduardo de Fillip, me titull ”Filomena Marturano”, do të ngjitet më në fund në skenën e Teatrit Kombëtar. Protagonistët e këtij projekti teatror, në një konferencë për shtyp, premtuan jo vetëm nje vepër të madhe në skenën shqiptare, por edhe për mesazhe që prekin thellë publikun shqiptar. Për regjosorin Albert Minga gjithçka është ndërthurur në perfeksion, dhe rolet në imazhin e veprës kanë filluar atje ku ka mbaruar puna e tjetrit.

Filumena Marturano është historia e një femre, e një ish-prostitute, e cila jeton si një grua, por jo e vërtetë, në shtëpinë e Domeniko Sorinos që kurrë nuk e deshi atë si një grua të vërtetë. Por, ajo i ka rritur në sekret të plotë 3 fëmijët e saj, të cilat i ka me tre burra të ndryshëm. Filomena dëshiron që patjetër ata të kenë një mbiemër, dhe duke bërë lojën e një njëriu në prag të vdekjes, e bën Domenikon të martohet me të. Një tjetër goditje për Domenikon do të vijë kur Filumena i tregon se një ndër djemtë e saj është i tiji, por muk tregon se cili prej tyre.

“Filomena Marturano” është një dramë realiste, e cila sot gjendet jo rrallë në realitetin e familjeve shqiptare. Kryevepra e dramaturgut më të njohur Italian, “Filomena Marturano”,
Do të vihet në skenën e Teatrik Kombëtar me regjinë e Albert Mingës, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktores Tinka Kurti, dhe pjesëmarrjen në rolet kryesore të Yllka Mujos dhe Bujar Asqeriut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›