E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë për viktimat e komunizmit

Tiranë - Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar do të çelet ekspozita me titull “Në nderim të viktimave të terrorit komunist dhe genocidit ndaj popullsisë shqiptare në vitet 44-90”. Në këtë ekspozitë është përfshirë edhe një pavijon i rëndësishëm mbi vrasjet e popullit kosovar, të trajtuara në një mënyrë të re konceptimi, ndërthurur me komponentë të rinj, që do të kalojnë kornizat e të zakonshmes, përmes efekteve të ndriçimit, zërit, formave, etj.

Kjo ekspozitë është e ndërtuar mbi katër elementë kryesore artistikë, si, foto-instalacioni, që është dhe struktura bazë e ekspozitës, instalacioni qëndror, me një gardh me tela me gjëmba 15 m i gjatë dhe 3 m i lartë, që është pozicionuar në qendër të ekspozitës, projeksionet filmike, të cilat janë kolazhe vizive që shfaqin momente të përshkallëzimit të dhunës dhe krimeve të kryera gjatë gjithë periudhës së komunizmit, dhe objektet e përditshmërisë së të burgosurve të dhunuar, apo familjarëve të tyre, që ka për qëllim të shfaqë realitetin e asaj kohe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›