E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski-Papandreu, në fokus çështja e emrit

Në selinë e Këshillit të BE-së në Bruksel u zhvillua takimi i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Gruevski dhe Georgi Papandreu.

Pritej që edhe në këtë takim të nëntë me radhë, dy kryeministrat të përpiqen t`i përafrojnë qëndrimet lidhur me kontestin rreth emrit të Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski, deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv.

Kontesti rreth emrit të Maqedonisë ishte edhe në fokus të takimit që Gruevski zhvilloi me kryediplomaten e BE-së, Ketrin Eshton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›