E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje” kërkon shtyrjen e regjistrimit të popullsisë

Regjistrimi i popullsisë parimisht është një proçes i rëndësishëm, i cili shërben si bazë për planifikimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore me karakter politik, ekonomik, social dhe kulturor. Por duke pasur parasysh mangësitë teknike, por edhe shkaqet politike, lëvizja “Vetëvëndosje” kërkon nga institucionet të marrin një vendim për shtyrjen e datës së regjistrimit të popullsisë, ku paraprakisht mendohet të zhvillohet nga 1-15 prill 2011.
 

“Nga zhvillimet e deritanishme, vërehet qartë se ky proçes po përcillet me probleme dhe mangësi të mëdha si në aspektin organizativ e po ashtu edhe në atë teknik. Probleme këto që do të sjellin pasoja politike për shoqërinë tonë e që për lëvizjen “Vetëvendosje” janë të papranueshme”, thuhet në deklaratë.
 

“Vetëvendosje” vlerëson se kur vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë marrë vendime për shtyrje të regjistrimit të popullsisë, një gjë të tillë mund ta bëjë edhe qeveria e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›