Gruevski: Ta respektojmë bashkëjetesën
Kryeministri Nikolla Gruevski ka dënuar sot incidentet që përfshin këtyre ditëve Shkupin dhe qytetet tjera në vend. Ai apeloi deri te të gjithë subjektet që të respektojnë bashkëjetesën.
I pari i qeverisë shtoi se sjellja e dhunshme është e pandershme, e paligjshme dhe se kryerësit e këtyre veprave do të dënohen.
Apeloj te të gjithë që të përmbahen ndaj këtyre akteve dhe të ndikojnë te të rinjtë dhe prindërit e tyre, edhe arsimtarët të ndikojnë në drejtim të sjelljes së mençur ndaj të rinjve.
Apeloj edhe deri te të gjithë subjektet politike dhe jo politike, individë, qytetarë, arsimtarë, profesorë, prindër dhe të rinj të sillen në frymën e asaj që e ndërtojmë me vite, me dekada dhe shekuj, ajo është bashkëjetesa në Maqedoni, jetë e përbashkët dhe ndihmesa, tha Gruevski, duke shtuar se subjekte të caktuara politike të mos keqpërdorin këtë situatë, pa shfrytëzuar gjuhën e urrejtjes e cila indirekt apo direkt i inkurajon disa struktura të rinjsh dhe në këtë mënyrë ata të hedhin atë energjinë negative nga vetja.
Ndryshe, kryeministri Gruevski nënvizoi se MPB dhe institucionet përkatëse do marrin gjitha masat e nevojshme që aktorët të nxirren para organeve të drejtësisë.