Gruevski dhe "shëndeti" i Maqedonisë
Nikolla Gruevski, i verbëruar pas ruajtjes me çdo kusht të rejtingut personal dhe partiak, nuk po pyet për format dhe mënyrat e rrezikshme, për të udhëhequr edhe më tej "top-listat" (lexo anketat). Së fundmi, ashtu sikurse edhe më parë, pa pyetur dhe përfillur askënd, ai po përpiqet që, mbi themelet e shtëpisë së nobelistes Nënë Tereza, të ndërtojë një kishë ortodokse, edhe atë me mjete financiare qeveritare. Vrullin e Gruevskit siç duket nuk e ndalin dot as reagimet e përfaqësive diplomatike në Shkup. Dhe përderisa ai jep mjete buxhetore për kishën, në një lokacion të ri, gjegjësisht në shtëpinë e Nënës Terezë, Gruevski nuk ua var aspak kërkesave për ngritjen e Burmali Xhamisë, e cila ishte rrënuar pikërisht në sheshin qendror të Shkupit, gjatë ish-sistemit monist.
Qasja e tillë pozitive e Kryeministrit ndaj kishës dhe negative ndaj xhamisë, ka polarizuar skajshëm pjesëtarët e besimit islam dhe atij ortodoks. Por, jo vetëm kaq. Madje, studentët maqedonas të Fakultetit Arkitektonik, me ngulm kanë protestuar në sheshin e Shkupit kundër ngritjes së kishës.
***
Vlerësimet e njohësve të mirë të rrjedhave të këtushme politike nxjerrin një mendim të përbashkët: Kryeministri Gruevski, nëpërmjet avazit të ngritjes së kishave në çdo cep të Maqedonisë, ka për qëllim të dëshmohet si shpëtimtar i ortodoksisë në Maqedoni, rrjedhimisht edhe i ruajtjes së rejtingut të tij personal e partiak. Përdorimi i kësaj karte, deri tani atij i ka mundësuar ngritjen permanente të rejtingut tek elektorati maqedonas, ndërkohë që veprimet e tilla kanë pasur refleks krejtësisht të kundërt te qytetarët shqiptarë. Reagimet e ashpra negative të qytetarëve shqiptarë, disa partive dhe organizatave joqeveritare shqiptare, nuk e kanë shqetësuar Kryeministrin, sepse, ai është i vetëdijshëm për potencën e brishtë të politikës shqiptare në këtë drejtim. Në fakt, politika shqiptare çdoherë po manifeston reagime dhe revoltë, pasi Gruevski ka sjellë vendime të prera për hapat e mëtejshëm. Asnjëherë politika nuk arriti t‘i stopojë veprimet kalëruese politike të Gruevskit. Prandaj, ky i fundit, i trimëruar nga kjo forcë e brishtë e politikës shqiptare, së fundmi ka zgjeruar edhe më tej kufijtë e arrogancës, e cila më tepër i përngjan arrogancës së një pushtuesi sesa të një pushtetari.
***
Neglizhimi nga Gruevski i pjesës politike shqiptare në qeveri, si dhe i shqiptarëve në përgjithësi, prekin thellë shpirtin e shqiptarëve dhe shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoni. Është pikërisht kjo revoltë që në njëfarë mënyre ndëshkoi partinë shqiptare në pushtet - Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)- në zgjedhjet vendore, me humbjen e dy qendrave shumë të rëndësishme shqiptare, si Tetova dhe Gostivari. E, në vend që Kryeministri këto sinjale t‘i marrë seriozisht dhe të ruajë edhe interesin e partnerit shqiptar në qeveri, po bën të kundërtën: vazhdon realizimin më përpikëri të skenarit skandaloz për ruajtjen e rejtingut!
Gruevski nuk mëson as pas reagimit dhe incidentit në qendër të Shkupit ndërmjet studentëve maqedonas. Aq më pak, atë nuk e shqetësojnë reagimet e shumëqëlluara e me vend të shoqatës joqeveritare "Zgjohu". Atë nuk e frikësojnë as edhe kërkesat e disa shkupjanëve, të cilët kërkojnë që namazin e së premtes (Xhumanë) ta kryejnë në sheshin e Shkupit, respektivisht në themelet e Burmali Xhamisë.
***
Filozofia e injorimit apo mospërfilljes permanente të kërkesave të shqiptarëve, gjykuar sipas të kaluarës në Maqedoni, nuk ka sjellë efekte pozitive. Përkundrazi, reflekset në shoqërinë e këtushme kanë qenë shumë negative e me përmasa shqetësuese. Secili faktor politik relevant, që ka vepruar kokë më vete në raste të tilla, e ka paguar shtrenjtë. Përmasat negative në rrethana të tilla, kanë tejkaluar krizat e lokalizuara, duke marrë dimension dramatik, herë-herë edhe tragjik. Dhe përderisa politikanët modernë përfitojnë nga e kaluara, duke nxjerrë konkluzion për një të ardhme më të mirë, Gruevski bën të kundërtën. Duke dashur të demonstrojë pushtet ndaj njërit nacionalitet, në rastin konkret shqiptarëve, çdo ditë e më tepër "po sjell ujkun në torishtë".