Solana: BE mision vëzhgues në Gaza
Bruksel -Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana u ka bërë thirrje sot palestinezëve dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza, duke i siguruar se BE-ja ishte e gatshme të kontribuonte me një mision vëzhguesish ndërkombëtar për ruajtjen e paqes.''Armëpushimi duhet të respektohet nga të gjithë, të ketë qëndrim të qartë dhe të jetë i përhershëm''-nënvizoi Solana.
''Për këtë ne jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar për të parë sesi mund të vëzhgohet armëpushimi. Nëse kjo është e nevojshme, BE-ja do të marrë pjesë në vendosjen e një misioni vëzhguesish ndërkombëtarë, por kjo nuk mund të bëhet për 24 orë''-theksoi Solana.