Gaza, 30 të vdekur gjatë ditës së sotme
Gaza-Bilanci më i fundit i viktima të shkaktuara nga Izraeli në Rripin e Gazas ka arritur në 30 të vrarë. Të gjithë këta persona kanë mbetur të vdekur gjatë ditës së sotme, ndërsa numri i të vdekurve që pas fillimit të sulmeve i ka kaluar tashmë 500. ''Të paktën 30 palestinezë humbën jetën, përfshirë gra dhe fëmijë dhe 200 të tjerë u plagosën'', deklaroi shefi i shërbimeve palestineze të urgjencës, Muawiya Hasanein. Ai bëri të ditur se viktimat ishin shkaktuar nga sulmet ajrore dhe tokësore të tankeve izraelit.