KE: Izraeli të lejojë ndihmat humanitare në Gaza
Bruksel -Komisioni Evropian i ka kërkuar Izraelit të sigurojë një hapësirë humanitare për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës, duke njoftuar për një ndihmë shtesë prej tre milionë eurosh për territorin palestinez. ''T'u pengosh ndihmat njerëzve që vuajnë dhe që vdesin është dhunim i të drejtës humanitare. U kërkoj autoriteteve izraelite të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe të sigurojnë një hapësirë humanitare për kalimin e ndihmave jetësore'', deklaroi Louis Michel, komisioneri evropian i ngarkuar me Zhvillimin e ndihmës humanitare.
Respektimi i principeve i së drejtës humanitare është një detyrim universal dhe sulmet e dy palëve që shkaktojnë të plagosur dhe të vrarë në radhët e civilëve janë të papranueshme'' theksoi Louis Michel.