Gruevski në Gollobordë, anashkalon Tiranën
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot po zhvillon sot një vizitë në fshatin Gollobërdë të Shqipërisë, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar.
Gruevski me këtë vizitë ka anashkaluar Tiranën zyrtare dhe kabineti i tij sot ka informuar mediat për vizitën e papritur në fshatin e brezit kufitar Gollobërdë, i cili vijon të jetë një qendër rurale e përplasjeve të maqedonasve dhe bullgarëve, për identitetin kombëtar të banorëve të kësaj zone.
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve INA, Gruevski do të takojë banorët e kësaj zone dhe do ti inkurajojw ata lidhur me regjistrimin e popullsisë, për tu deklaruar si maqedonas dhe duke i premtuar kujdesin e institucioneve shtetërore të Shkupit.
Kryeministri i Maqedonisë pas qëndrimit të Gollobërdë pritet të kthehet në Shkup, pa zhvilluar ndonjë takim me zyrtarët më të lartë shtetërorw të Tiranës.
Delegacioni i lartë qeveritar paradite nën shoqërimin e ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta, vizituan komunën e Dibrës dhe së bashku me kreun e saj përuruan rrugën e fshatit Xhepishtë në drejtim të kufirit me Shqipërinë si dhe vizituan stacionin e rikonstrukuar të policisë kufitare në Xhepishte , që gjendet vetëm dy kilometra në kufirin me Shqipërinë. /INA